Home » NBA » Nash tërhiqet nga basketbolli

Nash tërhiqet nga basketbolli

Nash tërhiqet nga basketbolliMerr fund një karrierë fantastike që lindi thuajse rastësisht, pasi Steve Nash duhej të kishte luajtur futboll.

Vjen zyrtarizimi, 41-vjecari Steve Nash tërhiqet nga basketbolli. Një lajm që padyshim trishton të gjithë fansat e tij të shumë që kanë shijuar basketbollin e tij ekzaltues mbi parket.

Merr fund një karrierë fantastike që lindi thuajse rastësisht, pasi Steve Nash duhej të kishte luajtur futboll, kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për këtë sport falë babait të tij anglez ish futbollist dhe të vëllait Martin që ka qenë pjesë e kombëtares kanadeze të futbollit.

Fati i tij dukej i shkruar, por pastaj për të u hapën dyert e basketbollit. Në 1996 debutoi në NBA te Phoenix ku nuk la shenjë dhe më pas u transferua te Dallas në 1998 dhe në Teksas ndryshoi gjithcka. Zbarkimi i Dirk Nowitzki ndihmoi rritjen e Nash dhe Maverkis u kthyen në skuadrën me sulmin më të mirë në NBA dhe në 2003 pasi kanadezi u kthye në një titullar fiks të All Star Game arritën edhe finalet e Konferencës së Perëndimit.

Dukej si fillimi i një dinastie por në 2004 skuadra la Nash të largohej duke i dhënë një asist Phoenix që mori Nash që gjeti aty mentorin e tij Mike D’Antoni dhe Suns u kthyern në një nga skuadrat më argëtuese të NBA, por skuadra e tyre prodhoi spektakël por jo tituj. Në 2012 Nash në pjesëmarrjen e tij të 8 në All Star Game u transferua te Lakers, një skuadër me ambicie të mëdha që të gjithë e konsideronin Dream Team por realiteti nuk ishte i tillë, pasi një seri dëmtimesh e kufizuan lojtarin në 65 ndeshje në 2 sezone.

Në fillimin e sezonit 2014 mjaftuan pak stërvitje për të kuptuar se shpina e Nash nuk e lejonte të shfaqej më në gjendjen e tij më të mirë, Nash dëshironte të lajmëronte tërheqjen që në tetor, por vendosi të priste duke u përpjekur për një rikthim triumfues, dicka e tillë nuk ndodhi dhe këtë të martë Nash, njeriu i tretë me më shumë assite në historinë e basketbollit amerikan me plot 10.335 të tillë do të takojë shtypin në Los Angeles për t’i treguar 19 vitet e tij në basketbollin e NBA, dicka e pabesueshme për një djalosh që ëndërronte të bëhej një futbollist.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni