Home » Futboll » Naser Aliji merr pasaportë shqiptare

Naser Aliji merr pasaportë shqiptare

Naser Aliji merr pasaportë shqiptareNaser Aliji, mbrojtësi i ri shqiptar që luan te Vaduzi në Superligën e Zvicrës, është bërë me pasaportë shqiptare.
Përfaqësuesi i FSHF-së në Zvicër, Sokol Dauti, ka konfirmuar se presidenti Bujar Nishani ka nënshkruar dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare për futbollistin me origjinë nga Kumanova, Naser Alijin.

Gjithashtu Dauti shton se futbollisti ditën e hënë të javës që vjen do të niset për në Tiranë, për të përfunduar të gjitha procedurat rreth pasaportës.

Kështu, me shumë gjasa mbrojtësi 21-vjeçar do të vihet në dispozicion të trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, që për ndeshjen ndaj Armenisë më 29 mars.

Gjasat që ai të luajë janë të pakta, por gjithsesi vlen të theksohet angazhimi i tij me kuqezinjtë. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni