Home » Kampionati Italian » Napoli këmbëngulë për Migjen Bashan

Napoli këmbëngulë për Migjen Bashan

24Prishtinë, 16 dhjetor – Mesfushori defanziv Migjen Basha ndihet i gatshëm për të luajtur në Serie A, qysh tash. Kjo përgjigje e Bashës vjen vetëm pak ditë pas ofertës që ka marrë ai nga ekipi i kategorisë së parë italiane, Napoli.

Në të vërtetë, janë disa skuadra të Serie A që po e kërkojnë, por Napoli është më këmbëngulësi për ta transferuar 23-vjeçarin e Frosinones që aktualisht bën gara në Serie B. Milani, Atalanta, Sampdoria, Fiorentina e Livorno janë pesë skuadra tjera elitare që duan shërbimet e Bashës qysh në afatin e janarit.
Në një prononcim për gazetën, Basha shprehet se është tepër i lidhur me trajnerin e Frosinones, Francesco Moriero, dhe se pa “lejen” e tij nuk do të lëvizë nga klubi i tanishëm.
“Ka shumë fjalë për transferimin tim në janar dhe Napoli kohët e fundit po bën presion të madh. Mirëpo do të jetë shumë i vështirë transferimi im, pasi trajneri nuk pajtohet në asnjë mënyrë me largimin tim”, ka deklaruar Basha. “Unë jam i gatshëm të luaj në Serie A. Nuk është vetëm Napoli që po më kërkon, në lojë janë edhe Atalanta, Sampdoria, Milani, Fiorentina e Livorno”.
Basha ka kontratë me Frosinonen deri më 2012 dhe pa lejen e klubit nuk mund të lëvizë. Kjo skuadër ka ambicie të mëdha këtë stinor, andaj edhe largimi i Bashës është tepër i vështirë.
“Do të sakrifikohem për trajnerin deri në qershor nëse kërkon këtë gjë, sepse ai ka besim të madh tek unë dhe unë do t’ia shpërblej këtë me besnikëri. Ai në qershor pritet të marrë ekipin e Genoas dhe ndoshta dëshiron të më mbajë afër vetes deri atëherë”, u shpreh Basha.
Basha te skuadra e Frosiones është transferuar para fillimit të këtij edicioni nga Rimini. Ai këtë edicion ka shënuar tre gola dhe është lojtari me minutazhën më të madhe në skuadër.
Frosinone është e shtata në Serie B me 28 pikë pas 18 javëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni