Home » Tenis » Nadali duartroket Spanjën: Një arritje e madhe

Nadali duartroket Spanjën: Një arritje e madhe

nadallSpanja u kthye në fronin e Kupës Devis dhe pse në finalen e saj luajti pa yllin kryesor.

Numrin 1 në botë Rafael Nadal, i detyruar të heqë dorë nga sfida e Mar del Platas në Argjentinë për shkak të një dëmtimi muskular.

“Nuk mendoj se mund të ishim më të lumtur se kaq”, u shpreh Nadal përmes faqjes së tij personale në internet.

“Spanja bëri diçka thuajse të pamundur”. “Të thyesh Argjentinën, që vinte nga një seri mbresëlënëse fitoresh në fushën e saj në Kupën Devis, është pa dyshim një arritje tepër e vështirë”, shpjegoi më tej tenisti nga Majorka.

Më pas Rafa i thuri elozhe të gjithë skuadrës së drejtuar nga kapiteni Sançez. Duke filluar nga Fernando Verdasko, autor i pikës vendimtare ndaj Hoze Akasusos në një sfidë që zgjati plot pesë sete.

“Fernando Verdasko ishte i shkëlqyer, sidomos nga seti i katërt e deri në fund. Në setin e parë dhe të tretë dukej pak nervoz, por nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi finalja e Kupës Devis mbart me vete shumë presion.

Edhe Feliciano Lopez (që fitoi një pikë në ndeshjet teke së të premtes dhe ishte vendimtar në ndeshjen çift së të shtunës) ishte i madhërishëm dhe nuk duhet të harrojmë as Ferrerin.

Muajt e fundit kanë qenë shumë të vështirë për të, por edhe David ishte vendimtar për skuadrën”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni