Home » Boks » Muriqi vazhdon përgatitjet në Florida

Muriqi vazhdon përgatitjet në Florida

Boksieri profesionist, Elvir Muriqi, do të udhëtoj këtë javë në qytetin bregdetar Florida për t’i vazhduar ushtrimet.

Ai preferon Floridën ku kushtet për stërvitje janë optimale. Muriqi dëshiron që të jetë sa më i përgatitur për sfidat që e presin. Menaxheri i tij ka ndarë dy termine për boksierin tonë që janë shumë afër, pra më 27 shkurt në Florida dhe 6 mars në Las Vegas ku në njërën nga këto do të zhvillojë meçin e radhës.

Kundërshtari i Muriqit pritet të jetë amerikani Marcus Oliveira, i cili ka rekord prej 19 fitoreve (15 KO). Oliveira konsiderohet si njëri ndër boksierët më të mire në Amerikë. Ai renditet si i 24-ti në ranglistën botërore BoxRec.com.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni