Home » Futboll » Murinjo: Nëse tërhiqemi, humbasim 3:0

Murinjo: Nëse tërhiqemi, humbasim 3:0

murinjo-voZhoze Murinjo do të donte të arkivonte humbjen me Barcelonën në Champions dhe të flasë vetëm për ndeshjen me Fiorentinën, kundërshtarin e fundit në Serinë A.

Të gjithë donin të dinin nga trajneri portugez, nëse në të vërtetë ka thënë se zikaltrit janë inferiorë ndaj kundërshtarëve spanjollë në planin e personalitetit, por Murinjo nuk ka ndërmend të përsërisë atë që kishte thënë në sfidën e Champions: “Nëse keni dyshime, thotë ai, ridëgjoni tri ose katër herë fjalët e mia, dhe mundohuni t‘i kuptoni.

Unë tani nuk e përsëris. Sigurisht kam bërë analizat e mia, por nuk kam arsye për t‘jua thënë juve”. Në çdo rast Murinjo kishte thënë në të kaluarën, se diferenca mes atyre që janë të ambientuar të fitojnë dhe të tjerëve është, se të parët qëndrojnë të qetë kur fitojnë apo kur humbasin një ndeshje, ndërsa të tjerët e fitojnë një dhe u duket se kanë fituar një botëror, ose e humbasin një dhe u duket se ka ndodhur apokalipsi.

Më pas kthehet të flasë për futbollin italian. Është i kënaqur për vendimin e zhvillimit të ndeshjes Juventus-Inter në stadiumin “Olimpiko” të Torinos, duke mos marrë parasysh ato që kanë ndodhur në takimin Juventus-Udineze: “Është një vendim që prisja, siç i prisja edhe dy ndeshje diskualifikim për Maikon. Më vjen keq për këtë, sepse nuk më lejon të kem në dispozicion një lojtar për dy javë, ndërsa mos-diskualifikimi i stadiumit “Olimpiko” më pëlqen, sepse preferoj më mirë të përballem me Juventusin në stadiumin e saj, sesa në një stadium tjetër.

A do të vendosja ta tërhiqja skuadrën në rast se do të ketë kore raciste? I kam studiuar kompetencat e një trajneri gjatë një ndeshjeje. Nëse e tërheq unë skuadrën, ne humbasim 3-0 në tavolinë”. Murinjo ka të drejtë. I vetmi që mund të ndalë ndeshjen, shpjegon ministri italian i Mbrojtjes dhe tifozi i zikaltërve, Injacio La Rusa, është përgjegjësi i rendit publik.

Por unë bëj një apel: do të ishte e bukur nëse dy kapitenët e dy skuadrave të shkonin dhe te gjyqtari për t‘i thënë: të ndalim lojën. Nëse tifozët kanë ndjenja të vërteta prej tifozi, do ta kuptojnë. Edhe unë, si tifoz, kur kundërshtari qëndronte gjatë i shtrirë në tokë, këndoja: duhet të vdesësh. Por është e qartë që nuk e mendoja vërtet!”./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni