Home » Boks » Muhamed Ali kthehet nga spitali, shëndoshë e mirë

Muhamed Ali kthehet nga spitali, shëndoshë e mirë

muhamed-ali-kthehet-nga-spitali-sh-euml-ndosh-euml-e-mir-euml_hdBoksieri legjendar, Muhamed Ali, është kthyer në shtëpi pasi është liruar nga spitali ku u trajtua për një infeksion të rëndë të traktit urinar.

Tri herë kampioni i botës u hospitlizua më 20 dhjetor për shkak të një infeksioni të keq në traktin e tij urinar dhe jo siç u raportua nga pneumonia.

Lajmin e lirimit të tij nga spitali e konfirmoi zëdhënësi i familjes, Bob Gunnell, i cili deklaroi se Muhamed Ali u lirua nga spitali dhe mezi pret të festojë ditëlindjen e 73-të në shtëpi pranë familjarëve.

“Ai është në disponim të mirë dhe po kënaqet në shtëpi. Ai i është kthyer rutinës së tij ditore”, ka thënë Gunnell.

Muhamed Ali i ka ralluar paraqitjet e tij në media, për shkak të luftës së tij me sëmundjen e Parkinsonit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni