Home » Kampionati Spanjoll » Moyes fton Gerrardin në La Liga

Moyes fton Gerrardin në La Liga

moyes-fton-gerrardin-n-euml-la-liga_hdIsh-trajneri i Manchester Unitedit, David Moyes, i ka bërë ftesë Steven Gerrardit që t’i bashkohet te Real Sociedadi.

Mesfushori anglez do t’i japë fund aventurës së tij me Liverpoolin kur të përfundojë ky sezon dhe ka thënë se nuk do të luajë për një klub tjetër anglez.

Moyes e ka bërë të qartë se nëse Gerrard dëshiron të luajë në La Liga, ai e ka derën hapur.

“Ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer me klubin e tij dhe me Anglinë dhe do të jetë shumë vështirë për ta zëvendësuar”.

“Nëse do të dëshironte të vijë të luajë në Spanjë, ai e di se mund të më telefonojë”, u ka thënë skocezi gazetarëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni