Home » Futboll » Mourinjo nuk e bën hesap skuadrën ruse

Mourinjo nuk e bën hesap skuadrën ruse

jose-mourinho_86782tJose Mourinjo, trajner Interit, nuk e bën hesap skuadrën ruse, Rubin Kazanin dhe pret fitore madje me rezultat bindës. Sipas Mourinjos Interi i ka të gjitha përparësitë si për nga niveli i lojës dhe për nga cilësitë e futbollistëve.

Për Mourinjon Rubini është një skuadër që nuk mund të matet me super Interin. Përgjigja e Mourinjos është se futbollisti Snajder, të mërkurën do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Mourinjo pyetjeve të gazetarëve në lidhjen me përbërjen e Interit që do të paraqitet në ndeshjen me Rubin kazanin, iu përgjigj në mënyrë ironike.

“Gazetarët janë gjithmonë shumë të zotë për të zbuluar përbërjen para ndeshjes, por kësaj here nuk i kam treguar askujt, as ndihmësve të mi. Prandaj, të shohim sa të zotë do të jeni të mërkurën, të shohim se çfarë do të shkruani”, tha Mourinjo.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni