Home » Kampionati Italian » Mourinjo nën hetime

Mourinjo nën hetime

jose_morinho07Federata italiane e futbollit po heton trajnerin e Interit, Jose Mourinjon, për sulmet gojore ndaj një gazetari gjatë fundjavës. Incidenti pati në zanafillë vendet e rezervuara për gazetarët e televizionit të Interit.

Trajneri i mirënjohur, Jose Mourinho nuk është i qetë me gazetarë. Ai ka shkaktuar edhe një problem më njërin nga gazetarët e gazetës së njohur italiane, “Corriere Dello Sport”. Ai ka sulmuar verbalisht gazetarin e “Corriere dello Sport”, Andrea Ramazzotti, i cili ndodhej pranë mikrofonit të “Inter Channel” me një autorizim për të dëgjuar deklaratat e futbollistëve zikaltër. Por kjo nuk i ka shkuar për shtati Mourinhos, i cili sapo e pa, e ka sharë në mënyrën më të keqe gazetarin. Me pas e kapi nga dora duke e detyruar të largohej. Në fund të kësaj skene ka qenë i pranishëm edhe përfaqësuesi i Lega Calcio, Alberto Elia, çka mund të rrezikojë një pezullim Mourinhon. Sipas mediave italiane, ky sulm pasqyron një moment shume kritik në marrëdhëniet mes futbollit dhe shtypit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni