Home » Futboll » Mourinho nuk është i interesuar për kombëtaren portugeze

Mourinho nuk është i interesuar për kombëtaren portugeze

mourinhoMenaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se ai do ta refuzonte detyrën e trajnerit të Portugalisë, nëse ata do t’i bënin ftesë.

“Ata u përpoqën të më angazhojnë shumë herë dhe ishte vetëm një herë që unë pranova angazhim të pjesshëm”, ka deklaruar ai për BT Sport, transmeton Telegrafi.

“Doja në të njëjtën kohë të drejtoj klubin dhe ekipin kombëtar dhe në atë kohë doja ta pranoj. Por presidenti im në atë kohë vendosi të mos më lejojë të drejtoj ekipin kombëtar”.

“Pas kësaj unë mendova dhe pranova se ishte e pamundshme t’i bëj të dyja punët në të njëjtën kohë. Nuk është madje as etike për një menaxher të ketë dy punë me aq shumë menaxherë pa asnjë punë, nuk është e pranueshme”, ka thënë Mou.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni