Home » Kampionati Italian » Mourinho: Nëse Balotelli është milanist, Pato është interist

Mourinho: Nëse Balotelli është milanist, Pato është interist

jose-mourinhoTrajneri i Interit, Jose Mourinho, nuk ka mundur të mos reagojë në lidhje me deklaratën e Mario Balotellit të bërë të martën, ku thoshte se është tifoz i Milanit.

“Unë jam një milanist. Nuk e keni ditur këtë?”, e kishte cituar gazeta Il Giornale të ketë thënë sulmuesi zikaltër.

Mirëpo, Mourinho thotë se kjo është një thashetheme dhe nuk beson që SuperMario ka thënë diçka të tillë.

“Nëse ai (Balotelli) mbështet Milanin, atëherë Pato është një internist… T’i lëmë shakatë anash, nuk mendoj se Mario është përgjegjës për këto gjëra, të cilat do t’i quaja naive”, ka thënë Mourinho për Inter Channel. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni