Home » Futboll » Mourinho në treg për dy lojtar

Mourinho në treg për dy lojtar

murinjoJose Mourinho pas një skandalit që ka bërë me gazetarin e gazetës “Corriero Dello Sport”, tashmë është në gjueti për gjetjen e një sulmuesit të spikatur.

Mourinho kërkon që të nënshkruajë kontratën me një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar dimëror të janarit. Me sulmuesin kamerunas Samuel Eto’o që do të udhëtojë në Kupën Afrikane të Kombeve në fillim të vitit që vjen, Mourinho dëshiron të shtojë në skuadër edhe një sulmues tjetër.

Sulmuesi i Lazios, Pandev, dhe ai i Bayernit, Luca Toni, që të dy përmenden si përforcime të mundshme për Interin. “Duke marrë parasysh se ne do ta humbim Eto’o për një muaj e gjysmë, do të doja të kem një sulmues të ri në janar”, tha Mourinho.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni