Home » Kampionati Italian, Kampionati Spanjoll, Liga e Kampionëve » Mourinho mezi pret te luaj kunder Barçes

Mourinho mezi pret te luaj kunder Barçes

joseslideMilano, 22 nëntor – Trajnerit të Interit, portugezit Jose Mourinho nuk i pritet deri të martën mbrëma përballja me skuadrën e Barcelonës në “Camp Nou”, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Menjëherë pas fitores në ndeshjen e fundit kampionale në Serie A kundër Bolognas në udhëtim 3:1, Mourinho ka kërkuar Barcelonën.

“Gjatë rrugës për në shtëpi, kemi nisur me punë kundër Barcelonës, pra në autobus kemi filluar me përgatitjet. Tash vetëm te Barcelona jemi të fokusuar”, ka thënë Mourinho.

“Kam punuar në Barcelonë për tri vjet dhe në atë stadium më e rëndësishme është koka sesa taktika. Do të jetë një përballje e fortë dhe që i përshtatet karakterit të Interit”.

Ndërkohë, sa i përket mungesës së Zlatan Ibrahimoviqit te Barcelona, strategu portugez është përgjigjur. “Jam 99.999% i sigurt se Ibrahimoviqi do të jetë në fushë”.

Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës i takon grupit F të Ligës së Kampionëve dhe luhet të martën me fillim në orën 20:45. Aktualisht Interi prin në grup me gjashtë pikë, duke lënë pas vetes Rubin Kazanin e Barcelonën me nga pesë dhe Dynamo Kievin me katër pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni