Home » Liga e Kampionëve » Mourinho: Kundër Rubin kërkojmë vetëm fitore

Mourinho: Kundër Rubin kërkojmë vetëm fitore

5349Në prag të takimit të fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Rubin Kazan, Jose Mourinho, thotë se Interi do të kërkojë vetëm fitore.

Strategu i nerazurëve nuk ka dashur ta zbulojë formacionin me të cilin do të luajë në takimin e nesërm, ndeshje në të cilën Inter duhet ta sigurojë pjesëmarrjen e vet në fazën e ardhshme eliminuese.

Fitorja ndaj kampionit të Rusisë sigurisht se i siguron pjesëmarrjen e mëtejme Interit, por ekziston mundësia që kampioni i Serie A të kalojë në fazën e ardhshme edhe me barazim. Megjithatë Mourinho dëshiron vetëm fitore.

“Në radhë të parë dëshiroj t’i uroj Rubin Kazan triumfin në kampionatin rus, kampionat i cili nuk është i lehtë dhe ku ka disa ekipe kualitative. Nëse kemi frikë? Nuk kemi kurrfarë frike, ne jemi ekip më i mirë se Rubin dhe presim të fitojmë. Barazim jo, fitore, asgjë tjetër”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni