Home » Futboll » Mourinho i akuzon mediet

Mourinho i akuzon mediet

jose-mourinhoNë vend që të kremtoj dhe t’i gëzohet kualifikimit për të tetën e finales së Ligës së kampionëve, trajneri i skuadrës kampione të Italisë Interit Jose Mourinho më me dëshirë para mikrofonit të RAI- do të lëshonte akuza ndaj medieve italiane.

Interi të mërkurën në Gjysepe Meaca ka mposhtur skuadrën Rubin nga Kazan me rezultat 2:0 në xhiron e fundit të grupit F në Ligën kampionëve, kështu që i hapi vetes rrugë për të qenë në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës për të luftuar deri në fund për titullin e kampionit të Evropës pasi u renditë në vendin e dytë vetëm dy pikë më pak se Barcelona në pozitën e parë.

Mirëpo, në vend që të flasë për ndeshjen dhe skuadrën e tij, trajneri portugez më me dëshirë ka folur për mediet italiane, të cilat sipas mendimit të tij pa asnjë arsyer kanë kritikuar nerazurrët, pas humbjes së tyre në Barcelonë.

“Ka një gjë me të cilën vërtet kam probleme që t’i kuptojnë. Kam menduar se në Itali masë e vlerësimit është rezultati për të matur suksesin e dikujt, por po shoh se kjo për disa nuk është masë e as kriter vlerësimi. Vitin e kaluar kemi fituar titullin e kampionit të Italisë, ndërsa edhe këtë stinor jemi duke kryesuar renditjen tabelore.

Në Ligën e kampionëve në edicionin e kaluar jemi mënjanuar nga mbrojtësi i titullit të kampionit të Evropës, ndërsa në këtë edicion kemi kaluar në te tetën e finales në shoqëri me kampionin aktual të Evropës. Dhe sërish na kritikojnë “, dukshëm i hidhëruar Mourinho në ”fuqinë e shtatë” në Itali.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni