Home » Kampionati Italian » Mourinho dëshiron të jetë mbi të gjithë

Mourinho dëshiron të jetë mbi të gjithë

Milano, 4 janar – Trajneri i Interit, portugezi Jose Mourinho, nuk fsheh se më lehtë është të jesh trajner në Premier League sesa në Serie A.

Sipas Mourinhos në skuadrat angleze trajneri respektohet dhe ka fjalën kryesore për dallim tek ato italiane, ku futbollisti është mbi të gjitha.
“Në Angli është shumë më lehtë të jesh trajner, atje dihet kush është shefi dhe fjala e tij është mbi të gjitha. Për këtë arsye e ke shumë më lehtë të punosh sesa në Itali”, ka thënë Mourinho, përcjell BBC-ja të hënën. Strategu portugez tregon edhe të tjera përparësi të skuadrave angleze karshi atyre italiane.

“Ekipet e mëdha angleze janë më të mira se ato italiane. Kjo është dëshmuar vitet e fundit edhe në Ligën e Kampionëve”, është shprehur Mourinho. “Mirëpo, kampionatet janë të ndryshme: në Itali skuadrat e vogla janë dukshëm më të mira se në Angli. Kështu që në Serie A favoriti më vështirësi triumfon karshi të voglave, ndërsa në Angli favoriti mbetet favorit, sepse gjithmonë shënon fitore”. Interi aktualisht është në krye të Serie A me 39 pikë, duke lënë pas vetes Milanin (31) dhe Juventusin (30). /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni