Home » Futboll » Mourinho: Chelsea në krye me meritë

Mourinho: Chelsea në krye me meritë

mourinhoJose Mourinho thotë se skuadra e tij ka qenë më e mira deri tash këtë sezon dhe për këtë arsye pushton kreun e Ligës Premier.

Butë mbrëmë mposhtën Stoke Cityn me rezultat 2-0, por portugezi thotë se ata kanë edhe disa ndeshje tjera të vështira në periudhën e ngjeshur të fundvitit.

“Ajo çfarë kemi bërë në të kaluarën nuk është e rëndësishme”, ka deklaruar Mouriho për Sky Sport, transmeton Telegrafi.

“E rëndësishme është çfarë kemi bërë këtë sezon dhe ne jemi në krye të ligës që nga dita e parë dhe ne jemi atje pasi po luajmë vërtet shumë, shumë, shumë mirë”.

“Sipas mendimit tim ne ishim ekipi më i mirë deri tash – kjo është arsyeja se pse jemi në krye të ligës”.

“Ne fillojmë këtë periudhë të Krishtlindjeve duke ditur se kemi renditje të ndeshjeve më të vështirë se të tjerët – tre ndeshje në udhëtim: Stoke, Southampton dhe Tottenham”, ka thënë portugezi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni