Home » Kampionati Kosovar » Morina: Futbollisti Rebonja shau në gjuhën serbe

Morina: Futbollisti Rebonja shau në gjuhën serbe

0Skuadra e futbollit Gjakova, anëtare e Ligës së Parë të Kosovës, është e revoltuar me vendimin që ka marrë Komisioni i Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Vendimet e organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës pas ndeshjes së ndërprerë javën e shkuar ndërmjet Gjakovës e Trepçës’89 kanë pësuar edhe reagimet e klubit gjakovar që në konferencë shtypi kanë shprehur indinjatën e tyre ku nga kryesia kjo ndeshje është vlerësuar të kishte një “paralojë” të çuditshme.

 Bujar Haradinaj, drejtor i klubit ka pohuar se “dy ditë radhazi para ndeshjes, në Gjakovë kanë ardhur tre zyrtarë të klubit mitrovicas për të na bindur se neve nuk na nevojiten pikët, ndërsa atyre u janë të domosdoshme për të siguruar daljen në elitën e futbollit ndërsa kur refuzuam kategorikisht çdo mundësi për marrëveshje, mitrovicasit si duket zgjodhën rrugë tjetër për të kryer këtë punë dhe kjo u pa gjatë ndeshjes”.

Sipas Fatmir Morinës, kryetar i klubit, kur në minutën 68’, trajneri mysafir e zëvendësoi lojtarin me nr. 11, Elvir Rebonja, ky, duke shkuar tek pankina, në fërshëllimat e publikut, ua ktheu me sharje dhe ofendime të rënda në gjuhën serbe. Duhet ditur se tek publiku ynë ka edhe individë që ende kanë familjarë të zhdukur nga lufta, dhe ky ofendim ishte provokim i rëndë, kështu që.

Njëri nga shikuesit, befasisht kapërceu telat dhe e sulmoi këtë futbollist dhe menjëherë kanë reaguar organet e klubit ku çdo gjë është qetësuar edhe me përforcime policore”.Në klubin Gjakova mohojnë të ketë patur përleshje ndërmjet futbollistëve, mirëpo, sipas Fatmir Morinës, ky qetësim i situatës nuk i mjaftoi vëzhguesit Agim Hasanit, i cili, pas nja 25 minutash bisede telefonike, ku ta di se me kë, vendos që ndeshja të ndërpritet.

Morina thotë se ndjehet edhe i habitur se si ndeshjen e ndërprenë vëzhguesi dhe jo gjyqtari që Agim Hasanin e ka quajtur “specialist” për vendime të tilla. Sipas kryesisë së klubit nikoqir disponohet incizimi filmik që konfirmon pohimet e tyre dhe të njëjtën do t’ia dërgojnë kryesisë së FFK-së për tu bindur edhe ata dhe të merret vendim i drejtë. Kryesia e klubit ka dënuar edhe sjelljen e shikuesit, pavarësisht nga motivet./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni