Home » Kampionati Italian » Moratti: Guarin është shumë i fortë

Moratti: Guarin është shumë i fortë

Massimo Moratti duket i kënaqur dhe i pëlqen çdo ditë e më shumë Interi i ri që po lind. Në dalje të mbledhjes së aksionistëve, ku u diskutua buxheti i klubit, Moratti nuk nguron të lavdërojë lojtarët që duket se i kanë rikthyer buzëqeshjen numrit 1 të Interit.

“Cassano luajti mirë ndaj Pescaras, më pëlqeu shumë, u tregua inteligjent duke i shërbyer skuadrës, si në asist për Militon, shpresoj të vazhdojë kështu. Kush lojtar po më habit? Guarin. Eshtë shumë i fortë, po më mahnit me lojën e tij.”

Presidenti zikaltër foli edhe për merkaton ku e dha thuajse të përfunduar akordin Cesar-QPR ndërsa për Maicon tha se në fund edhe mund të qëndrojë. Lidhur me zërat për një sulmues, padroni i Interit konfirmoi se po ndjekin disa variante por shtoi lojtari do të vijë vetëm nëse është e mundur me kushtet e Interit, çka nënkupton se formula do të jetë në huazim e asnjë shpenzim tjetër nga xhepi i tij.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni