Home » Futboll » Morati: Baloteli nuk është dhe nuk do të jetë në merkato

Morati: Baloteli nuk është dhe nuk do të jetë në merkato

morati_masimo1Kështu presidenti i Interit, Masimo Morati, ka përjashtuar mundësinë që sulmuesi i ri zikaltër të mund të largohet nga Milano. “Duhet ndryshuar qëndrimi që ai mban kundrejt trajnerit dhe skuadrës, por ky është një problem që ka lidhje me moshën.

Asgjë e rëndë, por duhet të mësohet të bashkëjetojë me trajnerin dhe me shokët e skuadrës, por nuk besoj se është një gjë dramatike”. Morati ka shpjeguar se nuk është i shqetësuar për situatën e Balotelit, sepse “bazohem tek aftësia e lojtarit për të kuptuar dhe tek ajo e Mourinjos për të bërë të mundur që lojtari të rritet dhe të jetë i dobishëm për klubin. Një largim i tij, gjithsesi, duhet përjashtuar”.

Në lidhje me ndeshjen kundër Juventusit, Morati ka nënvizuar se “heshtja për shtyp e skuadrës ndihmon që të mos krijohen probleme dhe të mos shpiken të tilla”, dhe se “problemi i publikut është një gjë që unë shpresoj të mbetet në teori për një ndeshje që besoj se do të jetë shumë e bukur dhe në lartësinë e atyre të mëparshmeve”.

Por nëse nga shkallët e “Olimpikos” do të dëgjohen kore raciste kundër Balotelit, Morati përjashton mundësinë që lojtarët e tij do të sillen sikur nuk i dëgjojnë: “Të bësh sikur një gjë nuk po ndodh sinqerisht shkon përtej asaj që janë detyrat, qetësia dhe oportunizmi i një personi. Kjo nuk mund të ndodhë, jo sepse është Juventusi, por sepse është një qëndrim racist shumë i rëndë.

Nëse ndodh, do të flitet me arbitrin, do të ketë një moment pezullimi, por nuk besoj se çështja do të arrijë deri atje sa të ndërpritet loja”. Gjithashtu, Morati i ka bërë komplimente edhe Lionel Mesit, fituesi i Topit të Artë për vitin 2009: “E meriton, është i jashtëzakonshëm”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni