Home » Liga e Kampionëve » Monaco mposht Arsenalin

Monaco mposht Arsenalin

Monaco mposht Arsenalin Monaco e ka dridhur stadiumin Emirates duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 1-3, në kuadër të Ligës së Kampionëve.Arsenali e nisi ndeshjen me një intensitet të lartë, teksa shtonin presionin mbi Monacon duke qarkulluar topin dhe duke kërkuar hapësira në mbrojtjen e kundërshtarëve.

Rasti më i mirë për Topçinjtë erdhi në minutën e 32-të, kur Mesut Ozil i dha një pasim të mirë Alexis Sanchezit, goditja e të cilët pastaj përfundoi pak mbi portë.

Rastet e pashfrytëzuara iu kushtuan futbollistëve të Wengerit, të cilët i shokoi Geoffrey Kondogbia(38’) me një predhë nga 35 metra distancë. Stadiumi Emirates në shok të vërtetë.

Në pjesën e dytë, Giroud(52’) pati një mundësi të artë për të shënuar me kokë nga afërsia, por edhe kësaj radhe dështoi, duke e konfirmuar formën e dobët të tij në këtë ndeshje.

Dhe, një minutë më vonë ndodhi e papritura dhe Monaco realizoi edhe golin e dytë, përmes një kundërsulmi të shpejtë të cilin Berbatov(53’) e përfundoi si është më së miri.

Giroud pati edhe një tjetër rast të qind për qindtë për të shënuar në minutën e 58-të, me vetëm një metër larg portës, mirëpo e dërgoi topin jashtë stadiumit. Këtë nuk ia fali Wenger, i cili e zëvendësoi menjëherë me Theo Walcott.

Me Walcott në lojë, Arsenali u bë më i rrezikshëm në fazën e sulmit, teksa golin e arritën tek në minutën e 91-të përmes Oxlade Chamberlain, i cili shënoi me mjeshtri nga largësia. Mirëpo, Carrasco përmbylli gjithçka në minutën e 94-të duke shënuar një gol vrastar.

Në ndeshjen kthyese që zhvillohet në Stade Louis II, Arsenali do të ketë tejet të vështirë që të kualifikohet për shkak të këtij rezultati.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni