Home » Futboll » Molinaro huazohet

Molinaro huazohet

Cristian Molinaro, mbrojtës i majtë i Juventusit është huazuar te skuadra gjermane, Stuttgarti. Ai do të luajë në vazhdim të këtij kampionatit gjerman.

Largimi i këtij nga skuadra e Juventusit ka të bëjë më shumë me ardhjen në klub te futbollistit Fabio Grosso, kur e humbi vendin e tij në skuadrën e parë.

Në çastet e fundit Molinaro pranoi ofertën e Stuttgartit megjithëse ishte pritur të shkojë te Atletico Madridi. Skuadra gjermane edhe zyrtarisht ka pohuar marrëveshjen e arritur.

“Më vjen mirë që jam këtu dhe me padurim pres të luaj në elitën gjermane. Stuttgart për momentin nuk është në pozitën e cila zakonisht i takon. Por ekipi luan më mirë se që tregon tabela”, tha Molinaro.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni