Home » Kampionati Italian » Moggit nuk i pelqen Mourinho

Moggit nuk i pelqen Mourinho

Luciano Moggi,ish-drejtor i skuadrës së njohur Juventus ka hedhur kritika mbi trajnerin e Interit, Jose Mourinho.

Ai e ka cilësuar Mourinhon një trajner “amator” për faktin që sipas tij, nuk përton të bëjë probleme dhe të grindet me njërëz. “Portugezi është vërtet një person me fat. Si trajner ai është pak më shumë se një amator që pëlqen të grindet, sikur edhe presidenti i Interit.

Ai është shumë më i mirë në marrëdhëniet e publikun. Kampionati italian tashmë i është atribuuar Interit, që është pak më keq se një ekip i një lige mesatare. Taktikët më të mirë italian kanë emigruar, ashtu si edhe futbollistët më të mirë ndërkombëtarë. Për momentin futbolli italian është në rinie të plotë në të gjitha frontet”, tha Moggi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni