Home » Futboll » MKRS-ja i shpreh ngushëllime familjes Idrizaj

MKRS-ja i shpreh ngushëllime familjes Idrizaj

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin e zi për vdekjen e papritur të sportistit dhe futbollistit tonë tani të ndjerë, Besian Idrizaj, futbollist i FC Swansea dhe Përfaqësues së Kosovës në futboll.

Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporteve familjes së të ndjerit i shpreh ngushëllimet më te sinqerta për humbjen e djalit të tyre, kurse humbje të madhe pati edhe mbarë sporti shqiptarë e në veçanti futbollit të Kosovës.

Deri sa ne institucionet sportive e të Republikës së Kosovës pritnim lajme të gëzueshme për ftesat e sportistëve tanë jashtë vendit që të marrin pjesë në garat me prestigjioze evropiane dhe botërore, neve na vjen lajmi tronditës për vdekjen e papritur të futbollistit dhe djaloshit 22 vjeçar nga Kosova, i cili ishte në formën më te mirë sportive, thuhet në ngushëllimin e dërguar nga Drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, në emër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni