Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Misimovic mungon kundër Portugalisë?

Misimovic mungon kundër Portugalisë?

MisimovicPërfaqësuesja e Bosnje-Hercegovinës ka marrë një lajm zhgënjyes nga stafi mjekësor- mesfushori Zvjezdan Misimovic mund të mungojë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kampionatin Botëror kundër Portugalisë.

Në ndeshjen e parë si mysafir, Bosnja u mposht me rezultat minimal nga Portugalia, ndërsa të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese në Zenice, me ç’rast boshnjakët do të tentojnë ta përmbysin rezultatin.

Sipas Kicker, trajneri i Miroslav Blazevic mund ta inkuadrojë Zlatan Bajramovicin ose Haris Medunjaninin në vend të Misimovicit, i cili mund të mungojë si pasojë e lëndimit.

Në këtë ndeshje do të mungojnë edhe Emir Spahic, Elvir Rahimic dhe Samir Muratovic, pasi që janë të suspenduar. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni