Home » NBA » Milwaukee Bucks mposhte Orlando Magic 115-100

Milwaukee Bucks mposhte Orlando Magic 115-100

Milwaukee Bucks mposhte Orlando Magic 115-100 Milwaukee Bucks mund Orlando Magic 115-100 duke thyer mallkimin e 17 ndeshjeve rresht pa fitore në shtëpinë e skuadrës nga Florida.

Jerryd Bayless realizoi 19 pikë, ndërsa Jared Dudley e Khris Middleton shtuan nga 17 të tjera për suksesin e miqve të cilët e mbyllën mbremjen me 29 asiste dhe 51 % të goditjeve të realizuara.

Nga ana tjetër, Orlando po kalon një krizë të thellë pasi kjo është humbja e shtatë rresht dhe e 13 në 15 takimet e fundit. Milwaukee e mori kryesimin që në minutat e fillimit duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e 15 pikëve, por Vucevic shënoi plot 11 pikë në 5 minutat e para të periodës së tretë duke ngushtuar diferencën në -12.

Gjithsesi, takimi kishte marrë një rrjedhë të pakthyeshme me Buck që arritën të ruanin avantazhin për të çuar në shtëpi një fitore të merituar. Me këtë sukses, MIwaukee forcon pozitat në vendin e gjashtë të klasifikimit të Konferencës së Lindjes me 24 fitore dhe 22 humbje duke lënë pas edhe Miami Heats, ndërsa Orlando ka pak shpresa për një biletë në play off sepse aktualisht renditet në vendin e tretë nga fundi me 15 fitore dhe 34 humbje sezonale.

Në sfidat e tjera, Indiana shkatërroi 103-82 Brooklyn Nets, Denver ra në fushën e Memphis 69-99, ndërsa Los Angeles Lakers i dha një leksion basketbolli Chicago Bulls duke fituar me rezultatin 123-118.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni