Home » Futboll » Milito: Është koha ta mposhtim Juventusin

Milito: Është koha ta mposhtim Juventusin

Diego Milito3Sulmuesi i Interit, Diego Milito, është i kënaqur nga loja e nerazurëve kundër Fiorentinës dhe thotë se vëmendja e tyre është kthyer kah Torino.

Interi erdhi deri te tre pikët e reja kundër Fiorentinës falë një goli të vetëm të shënuar pikërisht nga Milito nga pika e bardhë. “Ishin tre pikë të arta pas humbjes nga Barcelona. Luajtëm shkëlqyeshëm, por nuk merituam të vuajmë aq shumë. Sido që të jetë, bëmë shumë gabime para golit.

Tash do të kthejmë vëmendjen kah Torino, por ky takim nuk do të jetë vendimtar, ka edhe shumë deri në fund të sezonit. Ndeshja e të shtunës duhet të jetë festë për futbollin. Ne punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar”, ka thënë Milito.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni