Home » Kampionati Italian » Milito: Balotellin ‘doja ta vrisja’!

Milito: Balotellin ‘doja ta vrisja’!

Diego Milito, futbollist i Interit ka dhënë disa kritika për bashkëlojtarin e tij, Mario Balotellin. Ai thotë se Balotelli është shumë i egërsuar.

“Duhet të jem tërësisht i sinqertë, kur kam luajtur kundër tij, ‘doja ta vrisja’! Tash që ai është bashkëlojtari im, ende ‘dua ta vras’! Kështu është Balotelli.

Ai sigurisht se duhet të rritet, ai është një djalosh i cili kërkon pjekuri dhe kohë. Kur do të fillojë të kuptojë ku është dhe të fillojë të dëgjojë njerëzit të cilët duhet t’i dëgjojë, jam i sigurt se do të bëhet një kampion fantastik. Gjithkush e di se ai ka talent”, tha Milito.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni