Home » Futboll » Milano i ofron kontratë të re Gattusos dhe ai qendron

Milano i ofron kontratë të re Gattusos dhe ai qendron

gatuzoMilano, 3 dhjetor – Milan i ka ofruar një kontratë të re mesfushorit italian Gennaro Gattuso, njofton gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” të enjten. Me kontratën e re Gattuso do të qëndrojë në Milan deri në përfundim të karrierës.

“Ne kemi respekt të madh për të. Shpresojë që ai të pranojë ofertën”, ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani.
Për Gattuson është duke treguar interesim skuadra angleze Manchester City.

Adriano Galiani i ka dhënë fund çështjes “Gatuzo”. Lojtari duket i pakënaqur për aktivizimin e paktë te Milani i Leonardos dhe po mendon seriozisht largimin.

Çelsi dhe Mançester Siti në Angli janë kandidatet kryesore, por numri 2 i kuqezinjve tha: “Nuk do të hymë në merkato. Mendoj se ‘Ringio‘ do të qëndrojë, kjo është ajo që shpresoj unë personalisht, por edhe klubi.

Është normale që lojtarët të vuajnë duke mos luajtur, por trajneri ka shumë lojtarë në dispozicion, për të përballur sa më mirë ndeshjet e shumta të sezonit” .

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni