Home » Kampionati Italian » Milani shkon në çerekfinale

Milani shkon në çerekfinale

Skuadra e Milanit mezi e ka fituar ndeshjen me rezultat 2:1 kundër skuadrës së Novarës, e vlefshme për kupën e Italisë në futboll.

Ballafaqimi është luajtur në stadiumin “San Siro” në Milan dhe ka qenë ndeshje interesante sa i përket rezultatit. Shumë kush ka pritur fitore më të lartë të Milanit, por si duket edhe më këtë rezultat janë të kënaqur.

“Rosonerët” të parët kaluan në epërsi me golin e Inzaghit në minutën e 12-të, pas këtij goli të gjithë mendonin se Milani do ta demolonte Novarën.

Kjo nuk ndodhi ashtu dhe skuadra mysafirët morën veten, duke barazuar shifrat 1:1 në minutën e 46-të me golin e Gonzalezit. Flamini ishte ai që ia siguroi fitoren në minutën e 81-të skuadrës së Milanit dhe e dërgoi në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni