Home » Kampionati Italian » Milani shënoi fitore kundër Genoas

Milani shënoi fitore kundër Genoas

Milani ka shënuar fitore të pastër me shifra 5:2 kundër Genoas, në javën e 18-të të Serie A të Italisë në futboll. Kjo fitore ka rritur apetitet te skuadra e Milanit në luftë për titullin e kampionit.

Tri pikë domethënëse që e kaluan në vendin e dytë me 34 pikë ose tetë pikë më pak se rivali vendas, Interi, që e kryeson tabelën.

Milani ka edhe një ndeshje më pak dhe ka gjasa të mira që të jetë edhe më afër kampionit në fuqi. Kjo fitore me shifra të larta ndaj Genoas ka gëzuar të gjithë ithtarët e këtij klubit, por në veçanti edhe kapitenin e kësaj skuadre, Massimo Ambrosini, i cili thotë se skuadra e tij po shkon në rrugën e duhur.

Ai vlerëson se Milani do të jetë kandidatë i fuqishëm për titullin e kampionit, duke u bazuar në potencialin që ka ky kolektiv më me zë në futbollit botëror. “Ishte e rëndësishme të fitonim kundër Genoas sepse skuadrat të tjera konkurruese për titull fituan si Interi dhe Juventusi.

Ka edhe shumë për të luajtur deri në fund të Kampionatit dhe ne duhet të vazhdojmë kështu”, tha Ambrosini. Ndërkohë mesfushori i Milanit, ka thënë se me rikthimin e David Beckhami (futbollist më përvojë) është bërë një hap i madh sepse skuadra do të jetë edhe më e fuqishme.

Futbollistët e Milanit e patën fillimin e mirë të pranverës dhe premtojnë se rezultatet do të jenë gjithnjë e më të mira. Më një fjalë, u pa në ndeshjen me Genoan se bëhet fjalë për formë të lartë të kësaj skuadre dhe e përgatitur në të gjitha elementet.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni