Home » Futboll » Milani garon për Pandevin

Milani garon për Pandevin

goran-pandevDrejtuesit e Milanit papritur janë futur në garë për të transferuar sulmuesin e Lazios, maqedonin Goran Pandev gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet italiane, pasi Pandev në janar përfundimisht do të largohet nga Lazio. Pandev 26-vjeçar nuk është i përfshirë fare në ekipin e Lazios gjatë këtij edicioni, pasi më herët pati bërë të ditur se nuk dëshiron të qëndrojë te ekipi kryeqytetas.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Maqedonisë mund të largohet nga skuadra e Lazios gjatë këtij dimri si futbollist i lirë. Krahas Milanit për transferimin e Pandevit tashmë një kohë të gjatë janë interesuar edhe dy skuadrat tjera italiane Juventus dhe Inter.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni