Home » Futboll » Milani e ka blerë Torresin

Milani e ka blerë Torresin

milani-e-ka-bler-euml-torresin_hdChelsea ka konfirmuar se sulmuesi Fernando Torres është blerë nga Milani, ku ka qenë momentalisht i huazuar.

Spanjolli kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare gjatë verës me Rossonerët, por e pati të vështirë të gjente formën e tij me ç’rast nisën shumë spekulime në lidhje me kalimin e tij te Atletico Madridi.

Të dy skuadrat konfirmuan marrëveshjen për 30-vjeçarin duke treguar se transferimi do të përfundojë më 5 janar.

“Sulmuesi Fernando Torres kishte kaluar në San Siro në huazim për dy vjet në gusht dhe më 5 janar do të përfundojë transferimin e tij përfundimtar në skuadrën e Serie A”, thuhet në faqen zyrtare të Chelseat. /Koha

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Milani e ka blerë Torresin "

  1. Gjilani ACM says:

    Pra ky eshte blerë per shkak se Milan ka arritur marrveshje ndrrim Torres me Cercin, se per ndryshe se kish majt Milani

Komentoni