Home » Futboll » Milani dhe Interi duhet të shkrihen në një, thotë Raiola

Milani dhe Interi duhet të shkrihen në një, thotë Raiola

Milani dhe Interi duhet të shkrihen në një, thotë RaiolaSuperagjenti Mino Raiola ka këshilluar Milanin dhe Interin të bashkohen nëse duan të garojnë me më të mëdhenjtë në Evropë sërish.

“Nëse Milan dhe Inter duan të jenë në gjendje të garojnë me më të mirët, ata duhet të mendojnë shkrirjen”, ka thënë Raiola në një prononcim La Gazzetta dello Sport, transmeton Telegrafi.

“Ata janë klubet më të pasura në botë në disa aspekte, por për momentin ata po dështojnë t’ia dalin pa pronarët e tyre të pasur”.

“Galliani më ankohet për arabët, por ata harrojnë se ata kanë vepruar si arabët e pasur për 20 vite me Berlusconin”.

“Ardhja e disa kinezëve të pasur nuk do t’u ndihmojë atyre të ecin përpara. Fansat duhet të vazhdojnë t’i shohin dy “gjysma” ekipesh. Por nëse ekipet do të shkriheshin, ju do të kishit një klub të madh me të ardhura prej 320 milionë eurove, në vend se të keni dy klube me nga 160 milionë”, ka shtuar holandezi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni