Home » Pa kategorizuar » Milani dhe Fiorentina pas Osvaldos

Milani dhe Fiorentina pas Osvaldos

milani-dhe-fiorentina-pas-osvaldos_hdFiorentina dhe Milani janë të interesuar për të transferuar Dani Osvaldon, pas përplasjes së lojtarit me Interin.

Italiani është përplasur me Nerazzurrët së fundi dhe pritet të ndëshkohet dhe suspendohet nga ndeshja e vikendit ndaj Genoas pas zënkës me Mauro Icardin dhe Roberto Mancinin gjatë barazimit të së martës ndaj Juventusit.

Mediat italiane raportojnë se sulmuesi pitet të largohet nga klubi gjatë këtij muaji dhe janë një varg klubesh që presin të nënshkruajnë me të.

Calciomercato raporton se Milani dhe Fiorentna tashmë kanë shprehur interesim për 29-vjeçarin, derisa në kombinim mund të jetë edhe Torino.

Edhe Boca Juniors është e interesuar për të, por Osvaldo raportohet se dëshiron të qëndrojë në Evropë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni