Home » Kampionati Italian » Milan-Juventus 3:0

Milan-Juventus 3:0

Milani kur do edhe mund kënd të do. Nuk e pati vështirë ta mposhtë një Juventus me rezultat 3:0 në derbin e madh të javës së 19-të të Serie A të Italisë në futboll.

Adhuruesit priten një lojë më të fortë të Juventusit dhe një derbi vërtetë burrëror. Milani i fuqishëm, nuk lejojë për asnjë çast t’i rrezikohet fitorja. Dominoi në lojë dhe shënoi tre gola.

Mbrojtja e fuqishme e Milanit ruajti me dinakëri reaprtin e sulmit të Juventusit dhe portieri Dida ishte në nivelin e detyrës. Në pjesën e parë “rossonerët” i bënë me dije “Zonjës së Vjetër” se do të kenë punë të vështirë dhe nuk do të kenë asjnë pikë në vatër të tyre.

Kështu edhe ndodhi, në pjesën e dytë Milani gjithnjë më i mirë. Nesta shënoi në minutën e 29-të për rezultatin 0:1 dhe Ronaldinho ngriti në 0:2 pikërisht në minutën e 72-të. Nga ana tjetër, Juventusi luante dobët, adhuruesit e kësaj skuadre të dëshpëruar dhe disa prej tyre në disa vende të stadiumit dogjën edhe letra duke krijuar edhe tym nga zhgënjimi i pakufijshëm.

Trajneri Ferrara mbetet në pozicionin mat dhe se çka do të ndodh për të ardhmen e tij pas kësaj humbje tronditëse me shifra të larta askush nuk e di. Rezultatin 0:3 e ngriti futbollisti Ronaldinho, që ishte edhe goli i dytë i tij në këtë takim. Milani fitoi 0:3 dhe ngeli në vendin e dytë me 37 pikë ose tetë më pak se lideri, Interi.

Milani ka një ndeshje më pak dhe si duket e ka përnjimend të luftojë për titull. Ka nisur mirë e më mirë edicionin pranveror dhe këtë po e dëshmon më lojëra. Juventusi më këtë humbje qëndron ende i treti në tabelë me 33 pikë, por a do të ketë tronditje edhe më tutje në këtë skuadër mbetet të shihet sesi e analizojnë situatën e tanishme krerët e kësaj skuadre.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni