Home » Kampionati Italian » Milan jep 25 milionë euro dhe Huntelarin për Edin Xheko

Milan jep 25 milionë euro dhe Huntelarin për Edin Xheko

Drejtuesit e Milanit kanë ofruar 25 milionë euro plus kartonin e sulmuesit holandez Klaas-Jan Huntelar për transferimin e boshnjakut të Wolfsburgut, Edin Xheko.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga gazeta franceze “L’Equipe” që shkruan se negociatat mes Milanit dhe Wolfsburgut tashmë kanë nisur.

Xheko 23-vjeçar tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga Milani, por krerët e ekipit gjerman patën refuzuar ofertën e parë. Sulmuesi boshnjak kërkohet edhe nga Juventusi, Manchester Unitedi, Chelsea dhe Arsenali.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni