Home » Futboll » Miguel largohet nga Valencia

Miguel largohet nga Valencia

luis-miguel-190Mbrojtësi i djathtë Miguel Brito gjatë miniafatit kalimtar do të largohet nga skuadra e Valencias, pasi nuk është i kënaqur me trajneri Unai Emery shkruan të mërkurën gazeta spanjolle “Marca”.

Miguel 29-vjeçar në ndeshjen e fundit me Osasunan nuk është përfshirë fare në skuadër shkaku i mosdisiplinës. Ai ka kontratë me Valencian deri në qershorin e vitit 2012, ndërsa muaj më parë është kërkuar nga skuadra e Juventusit. Këta të fundit për transferimin e tij patën ofruar tetë milionë euro dëmshpërblim.

“Po shikojmë opsionin më të mirë për të ardhmen, pasi gjatë dimrit Miguel ka vendosur të largohet nga Valencia”, ka thënë agjenti Paulo Barbosa. Miguel në vitin 2005 u pat transferuar te Valencia nga skuadra portugeze Benfica.   /kohanet

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni