Home » Basketbolli i Kosovës » Miftari kërkon zbutjen e dënimit

Miftari kërkon zbutjen e dënimit

FBK-logo.-279x300Përveç Ersid Lucës, FBK-ja pati dënuar për përfshirje në incident në plejofin e kaluar edhe ndihmëstrajnerin Valdet Spahija (12 muaj) dhe basketbollistët Valdet Grapci (9 muaj) e Florian Miftari (10 muaj).

Ky i fundit ka bërë kërkesë në FBK që t’i zbutet dënimi që i përfundon më 1 mars. Nëse kërkesa e tij aprovohet, Miftari karrierën do ta vazhdojë te Bashkimi i Prizrenit.

“Kam arritur marrëveshje me Bashkimin që të luaj për këtë skuadër nëse më zbutet dënimi. Kërkesën për zbutje të dënimit e kam dorëzuar në FBK. Jam në pritje të përgjigjes”, ka thënë Miftari. Marrëveshje që të luajë për Bashkimin nëse i zbutet dënimi ka edhe qendra Valdet Grapci. Atij dënimi i përfundon më 1 shkurt.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni