Home » Kampionati Italian » Mexes, marrëveshje me Milanin

Mexes, marrëveshje me Milanin

Philippe Mexes sezonin e ardhshëm do të mbajë fanellën e Milanit pasi thuhet se ka arritur marrëveshje me Rossonerët për një kontratë katërvjeçare, shkruan sportivja franceze L’Equipe.

Mbrojtësi francezi tashmë tetë sezone luan për fanellën e Romës por marrëveshja e tij skadon në fund të sezonit dhe negociatat për vazhdimin e saj ende nuk kanë dhënë fryte.
Ndërkohë mediat franceze dhe ato italiane shkruajnë se Milani tashmë ka një marrëveshje me Mexes, edhe pse shkrimet e tilla i ka hedhur poshtë Adriano Galliani.

“Nuk kemi arritur marrëveshje për kontratë me Philippe Mexes. Milain nuk dëshiron ta shqetësojë futbollistin e as Romën, klub me të cilin kemi raporte të mira”.

“Nëse futbollisti vendos të mos e vazhdojë marrëveshjen me Romën, Milani, si edhe shumë klube të tjera, është e qartë se mund të jetë i interesuar për Mexes”, ka thënë Galliani.

Por mediat italiane shkruajnë se ky është vetëm një tentim i Gallianit për të mos e nxjerrë lojtarin në situatë të vështirë dhe se ata tashmë sigurt kanë një marrëveshje katërvjeçare e cila do t’i sjellë lojtarit tre milionë euro në sezon.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni