Home » Volejboll » Mëtojnë të gjitha trofetë

Mëtojnë të gjitha trofetë

KV AKPA TE LuzhaJanë të rralla klubet sikurse klubi i volejbollit AKPA Te Luzha nga Ferizaj (meshkujt), që për pesë vite të ekzistimit të jenë edhe në maje të volejbollit të Kosovës.

Rezultatet e arritura të këtij klubit me traditë të shkurtër pesë vjeçare i dedikohen punës së përgjithshme në veçanti kryetari të këtij klubit, Kemajl Luzhës. AKPA Te Luzha shpallet kampione vjeshtore me 26 pikë dhe me të vetmen humbje që ka pësuar nga skuadra e Drenicës nga Skenderaj.

Kryetari i klubit, Kemajl Luzha, tha se puna përkushtuese e të gjithëve dhe falë sponsorëve “Inxheniringut”, “Luzhës”, AKPA” janë ardhur deri këto rezultate. Ky klub gjatë stinorit vjeshtor ka pasur edhe dy volejbollistë nga Maqedonia, Milko e Sllavkov, po ashtu edhe me tri përforcimet nga Kosova, Valon Nikçin, Ilir Xhymshitin e Hafiz Buzukun dhe të gjithë lojtarë të tjerë në klub i realizuan synimet. Trajneri Naim Karaliti me punën e tij të palodhshme arriti të bëjë një klub cilësorë, për çka ka dhënë edhe rezultatet e veta. “Kemi dëshmuar lojëra cilësore në çdo ndeshje dhe vetëm një lojë e kemi humbur para adhuruesve tanë nga Drenica.

Këtë ndeshje më shumë e kemi humbur për shkak të neglizhencës që kanë pasur volejbollistët sesa që ka qenë Drenica më e mirë. Nëntë ndeshje të tjera i fituam dhe arritëm të tubojmë 26 pikë. Ambiciet tona janë që t’i fitojmë të dy trofetë që do të ishte për ne një sukses i jashtëzakonshëm. E them sukses i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se për pesë vite ekzistimin kemi dëshmuar jo vetëm organizim të mirëfilltë, por kemi qenë shembull për shumë klube të tjera të Kosovës”, tha Luzha. Kryetari i këtij klubit është i kënaqur me fondin e volejbollistëve që ka pasur në vjeshtë dhe nuk e ka ndërmend të kërkojë volejbollistë të tjerë.

“Do të bëjë përpjekje të ruajë këtë fond të volejbollistëve dhe nuk më duhen përforcime të tjera. E jona është të investojmë dhe të bëjmë një klub sa më të organizuar dhe të punojmë në rritje të cilësisë së lojë. I kemi të gjitha parakushtet për një gjë të tillë dhe besoj se do të realizohen të gjitha synimet në fund të kampionatit. Nuk kërkojmë rezultate më çdo kusht, por vetëm me lojëra cilësorë”, theksoi Luzha./ botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni