Home » Kampionati Spanjoll » Messi paralajmëron Interin

Messi paralajmëron Interin

messiSulmuesi argjentinas Lionel Messi thotë se blaugranët kanë respekt për Interin, por megjithatë ata do të fitojnë ndaj nerazurëve.

Kampioni i Evropës është duke u përballur me probleme në grupin F, kur kanë mbetur edhe dy raunde deri në fund të takimit, dhe mund t’i komplikojë gjërat nëse nuk shënon fitore ndaj Interit në raundin e pestë të ndeshjeve të fazës grupore të Ligës së Kampionëve si dhe kundër Dinamo Kievit në takimin e fundit.

Derbin përballë Interit, Barcelona do ta zhvillojë më 24 nëntor në Camp Nou dhe Messi thotë se ata kanë respekt të madh për nerazurët, por do të arrijnë te tri pikët.

“Kemi respekt për Interin, por ne nuk kemi frikë. Të gjithë mendojnë vetëm për takimin me Interit, ndeshje e cila befas u bë e rëndësishme për ne”, tha Messi./bota sot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni