Home » Futboll » Messi “ndjek” Chelsean në Instagram!

Messi “ndjek” Chelsean në Instagram!

followLajmet për shkarkimit të Andoni Zubizarretas dhe dorëheqjes së Carles Puyolit, pasohen me një informacion interesant – Lionel Messi ia ka bërë “ndjek” në Instagram, Chelseat, Thibaut Courtois dhe Filipe Luisit.

Një veprim i tillë ka bërë bujë në mediat spanjolle, pasi ditë më parë radio COPE raportoi për një distancim të argjentinasit me trajnerin Luis Enrique.

Pamundësia e Barcelonës për të transferuar lojtarë në dy afatet e ardhshme kalimtare, shkarkimi i drejtorit sportiv dhe problemet e 27-vjeçarit me ligjin (rreth akuzave për mashtrim me taksa), mund të bëjnë që ai të largohet nga Camp Nou.

Chelsea është një nga klubet që kërkojnë nënshkrimin e tij, së bashku me Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni