Home » Liga e Kampionëve » Messi i lënduar në dyshimë a do të luajë

Messi i lënduar në dyshimë a do të luajë

BEST P1Lionel Messi ka qenë kreatorë i fitores (2:1) së Barcelonës në Kievo kundër Dinamos, ndeshje e vlefshme për Champions Leagua në futboll.

Mirëpo, gjatë kësaj ndeshje Messi ka pësuar një lëndim dhe është vënë në dyshim për t’u paraqitur në takimin e kampionatit spanjoll. Ai gjatë ndeshjes me Dinamon fatkeqësisht ka pësuar lëndim në nyjën e këmbës. Kjo ka ndodhur kur Messi shënoi një shtyllë-gol nga gjuajtja e lirë, në minutën e 86-të, pastaj pësoi një goditje në nyje, për të cilën arsye duhej ta lëshonte fushën.

Barcelona në fundjavë do të takohet me Espanyol dhe ende është e pasigurt nëse Messi do të luajë në këtë ndeshje. Ndërkohë pritet të realizohen skenime dhe kontrolle shtesë për t’u përcaktuar saktësisht niveli i lëndimit dhe sa kohë Messi do të qëndrojë jashtë fushe.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni