Home » Futboll » Messi, dribluesi më i mirë

Messi, dribluesi më i mirë

Messi, dribluesi më i mirëLeo Messi është futbollisti që ka kryer më shumë driblime gjatë dy sezoneve të fundit gjithsei ylli argjentinas këto kohë po ndjen nga afër kërcënimin e futbollistit të Chelsea-t Eden Hazard

Askush nga ata që ndjekin ndeshjet e Primera Division nuk habitet për aftësitë dribluese të Lionel Messit, pasi numri 10 përvecse të pasojë është shumë i zoti edhe për të kaluar kundërshtarët që i dalin përpara, gjithsesi 4 herë fituesi i Topit të Artë kryeson në këtë kategori të vecantë të bazuar mbi një studim që merr në analizë vetëm 5 kampionatet më të rëndësishëm në kontinent.

Leo Messi është futbollisti që ka kryer më shumë driblime gjatë dy sezoneve të fundit gjithsei ylli argjentinas këto kohë po ndjen nga afër kërcënimin e futbollistit të Chelsea-t Eden Hazard. Sulmuesi i Barcelonës kryeson akoma këtë klasifikim të vecantë të faqes në internet “Whoscored.com” me plot 258 driblime të suksesshme, sidoqoftë 27-vjecari nga Rosario për momentin e udhëheq një renditje të tillë për vetëm 4 driblime më shumë sesa futbollisti i përfaqësueses belge.

Pra diferenca mes dy të parëve është ngushtuar gjithmonë e më shumë gjithsesi cfarë bën më tepër përshtypje në këtë lloj klasifikimi është mungesa e sulmuesit të Realit Cristiano Ronaldo. 30-vjecari luzitan dhe Messi janë dy futbollistët më të mirë në rruzull, megjithatë CR7 në këtë lloj kategorie është ndjeshëm larg rivalit të tij pasi Ronaldo gjatë dy sezoneve të fundit të marrë së bashku ka arritur më pak se gjysmën e driblimeve, krahasuar me gjashtë të parët e këtij klasifikimi. Madje Cristiano me 99 driblimet e tij nuk figuron as në 20 futbollistët me renditjen më të mirë të aktiviteteve kryesore në Spanjë, Angli, Itali, Francë dhe Gjermani.

Leo Messi është i vetmi lojtar nga kampionati spanjoll, ndërkaq përvec Eden Hazard Premier League përfaqësohet gjithashtu edhe nga futbollisti i Liverpulit Raheem Sterling, që mban vendin e tetë me 172 driblime të suksesshme, pozicion të cilin e ndan së bashku me lojtarin e Bajernit Arjen Robben. Renditja në njëfarë mënyre duket sikur tregon një trend të vecantë me tre futbollistë shtatshkurtër, si Messi, Hazard dhe Sterling që janë “playmaker” në skuadrat e tyre, sidoqoftë dhjetëshja e parë është pushtuar nga Bundesliga që përfaqësohet nga plot 6 futbollistë në këtë lloj kategorie. Spikat 23-vjecari brazilian i Hoffenheim-it Roberto Firmino që krenohet me 244 driblime, ndërsa 22 driblime larg podiumit qëndron një tjetër brazilian, 29-vjecari i Borussia Monchengladbach Raffael. Në vendin e pestë pozicionohet futbollisti me origjinë marokene Karim Bellarabi i Bayer Leverkusen me 206, që pasohet me 200 driblime nga sulmuesi nga Kameruni i Schalkes Eric Maxim Choupo – Moting, ndërkaq futbollisti tjetër i Bajernit Franck Ribery klasifikohet i shtati me 175. 22-vjecari brazilian i Paris Sg Lucas Moura mbyll dhjetëshen e parë me 167 driblime e është njëherësh edhe përfaqësuesi i vetëm i kampionatit francez, ndërkaq Serie A është i vetmi kompeticion që nuk ka asnjë lojtar në 10 më të mirët e këtij klasifikimi të vecantë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni