Home » Futboll » Messi do të mungoj në lojën me Interin

Messi do të mungoj në lojën me Interin

MessiSulmuesi i Barcelonës, argjentinasi Lionel Messi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola për ndeshjen me Interin në Ligën e Kampionëve, kanë njoftuar të dielën mediumet spanjolle.

Messi ka marrë një dëmtim të muskulit në këmbën e majtë dhe është detyruar të zëvendësohet në ndeshjen e fundit kundër Athletic Bilbaos, që përfunoi me rezultat të barabartë 1:1.

“Shenjat e para nuk janë aspak të mira”, ka thënë shkurt Guardiola. Përderisa Messi nuk do të luajë me Interin, paraqitja e tij mbetet në dyshim edhe për derbin “El Classico”, që luhet fundjavën e ardhshme kundër Real Madridit në “Camp Nou”.

Tashmë trajneri i Barcelonës, Guardiola ka telashe me mungesat e Eric Abidalit, Rafael Marquezit e Yaya Toures të infektuar me virusin H1N1. Ndërkohë, Zlatan Ibrahimoviq ende mbetet në dyshim se do të luajë apo jo shkaku i lëndimit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni