Home » Futboll » Messi akuzohet se ka pastruar para

Messi akuzohet se ka pastruar para

Messi akuzohet se ka pastruar para Zbulohen detaje të reja mbi hetimet e autoriteteve spanjolle për lidhjen e mundshme të Lionel Messit me narko-trafikantët, që organizonin ndeshje bamirësie me qëllim pastrimin e parave të pista.

Sipas “El Pais”, agjentë të Gardës Civile më 29 nëntor të këtij viti zbarkuan në Barcelonë për të marrë në pyetje Lionel Messin dhe kolegët e tij: Dani Alves, Pinto dhe Mascherano, në lidhje me ndeshjen e 21 Qershorit të 2012 që u zhvillua për bamirësi në Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë.

Ylli argjentinas mësohet të jetë shprehur se ka luajtur disa ndeshje bamirësie “Messi dhe shokët e tij kundër pjesës tjetër të Botës”, duke pranuar se këto takime janë organizuar nga shoqata “Imazhi i Sportit”, që drejtohet nga Gulliermo Marin, që e shiste spektaklin në vendet ku organizohej ndeshja.

Messi e ka pranuar se e njihte njeriun që kishte organizuar ndeshjen e Bogotas, por nuk e dinte nëse ishte Andres Barco, që dyshohet si truri i rrjetit që pastronte paratë nëpërmjet këtyre takimeve miqësore. 26-vjeçari siguroi se ai apo ndonjë pjestar tjetër i familjes së tij nuk është takuar kurrë me Barco në Barcelonë.

“El Pais” zbulon se Messi është pyetur edhe mbi lidhjen e tij me Gulliermo Marin. Sipas katër herë fituesit të Topit të Artë, Marin është një sipërmarrës argentinas, të cilin e njeh që nga viti 2006. Ky person organizon ndeshjet e fondacionit “Lionel Messi”, por nuk ka asnjë lidhje tjetër me fondacionin e tij. I pyetur nëse familja e tij mban kontakte me Marin, Messi e pranoi se vetë ai jo, por babai i tij Horge po.

Messi këmbënguli se as ai dhe as kolegët e tij nuk kanë përfituar para nga ndeshja e Bogotas, ndërsa fondacioni i tij ka marrë një shumë të caktuar. Ai është shprehur gjithashtu se e dinte që paratë do të shkonin për bamirësi, por nuk kishte formacion të saktë për emrat e shoqatave që do të përfitonin këto para.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni