Home » Kampionati Italian » Mesfushori i Juventusit do të jetë tre muaj jashtë fushe

Mesfushori i Juventusit do të jetë tre muaj jashtë fushe

Mauro_CamoranesiMesfushori i Juventusit, Mauro German Camoranesi sipas të gjitha gjasave do të qëndrojë jashtë fushe për tre muaj, raportojnë mediumet italiane të hënën.

Camoranesi pësoi një dëmtim në muskulin e kofshën në ndeshjen kundër Barit, të cilën skuadra e Juventusit e humbi me shifrat 3:1. Gjatë ditëve të ardhshme Camoranesi do t’i nënshtrohet disa testimeve dhe do të kuptojë se për sa kohë nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Raportet e para nga stafi i mjekëve të Juventusit parashohin një puazë prej tre muajve për mesfushorin e Përfaqësueses së Italisë. Juventusi gjithashtu është edhe pa të dëmtuarit Gianluigi Buffon, Momo Sissoko dhe Vincenzo Iaqiunta, që pritet të rikthehen në fushë në vitin tjetër.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni