Home » Formula 1 » Mercedesi ofron 7 milionë euro në vitë Schumacherit

Mercedesi ofron 7 milionë euro në vitë Schumacherit

Michael_SchumacherBerlin, 11 dhjetor – Mercedes GP e ka ndërmend t’i ofrojë legjendës së Formula 1, Michael Schumacher një kontratë prej 7 milionë euro në vit, për ta rikthyer këtë të fundit në sport, shkruan gazeta gjermane “Bild” të premten.

Schumacher kampion i shtatëfishtë i F1 është larguar nga kjo seri në vitin 2006. Ai ishte pranë rikthimit këtë vit, mirëpo për shkak të një dëmtimi nuk mundi të kthehej.

Mirëpo, tash gjermani 40-vjeçar është i gatshëm dhe Mercedes insiston ta kthej atë. Mercedesi e dëshiron Schumin si ngasësin e dytë të skuderisë, pas Nico Rosbergut.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni